FOTO

Prindoni poston foto, i vetëm në mesin e Zonjave të Para në OKB

Në New York janë mbledhur liderët botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e në këtë eveniment të madh s’munguan as partnerët e tyre.

Bashkëshorti presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu, ka ndarë një foto të organizimit të një pritjeje të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, për gratë dhe partnerët e liderëve që marrin pjesë në mbledhjen e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York të SHBA-së, këtë javë.

Ajo që bie në sy është se shumica janë gra, përveç një partneri me aq sa shihet në fotot e postuara.