Prindon Sadriu ka reaguar sot pas shkrimeve ku u tha se ky i fundit dyshohet se u gradua kundërligjshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas shkrimeve, Sadriut i është dhënë grada diplomatike Ministër si dhe i është dhënë mandati 4-vjeçar në Shkup.

Mirëpo këto shkrime hedh poshtë Sadriu duke reaguar përmes një letre të hapur në facebook, ku sipas tij tërë këto janë shpifje.

Sadriu përmes kësaj letre ka sqaruara duke thënë se gradimi i tij është në përputhje të plotë me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm (03L-122).

Sipas tij ajo “çka mbetet joligjore megjithatë, është mohimi për t’u graduar — si e drejtë ligjore — që më është bërë nga titullarët e Ministrisë së Jashtme nga viti 2008 deri më 2016”, ka shkruar ai.

Ja reagim i plotë:

loading…