Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka uruar suksese Prindon Sadriut, pasi ky përfundoi detyrën atje.
Përmes një shkrimi në Twitter ku është publikuar edhe një fotografi, Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, urohet që kapitulli i tij i ri të jetë “po aq pasurues sa trashëgimia diplomatike”.
“Lamtumirë, dhe kapitulli juaj i ardhshëm qoftë po aq pasurues sa trashëgimia diplomatike që keni ndërtuar” – thuhet në këtë shkrim.
Wishing our DCM @PrindonSadriu all the best as he concludes his mandate at @KosovoinSkopje. His dedication to fostering cooperation with the host country has left an indelible mark. Farewell, and may your next chapter be as enriching as the diplomatic legacy you've built. 🇽🇰🇲🇰 pic.twitter.com/5yLJOBE4H6
— Kosovo in North Macedonia (@KosovoinSkopje) December 29, 2023
Ndërkohë, Sadriu pritet të fillojë punën e tij të re në Ministrinë e Punëve të Jashtme si Drejtor për NATO.







