Prindon Sadriu

Prindon Sadriu ia atribuon meritat bashkëshortes së tij, Presidentes Osmani për armët nga Kroacia

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla.

Por se cila është arsyeja se policët do të pajisen me këto armë, ka treguar zotëriu i parë, Prindon Sadriu.

Ai përmes një postimi të publikuar në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani në tetor të vitit të kaluar kishte qenë për vizitë në kompaninë ‘HS Produkt’ në Karlovac të Kroacisë.

Vend ky nga vijnë armët që furnizuan policinë e Kosovës.

Sipas tij, vizita e presidentes Osmani ka sjellë suksesin e kontraktimit me kompaninë në fjalë.