Video

Prindërit refugjatë të luftës së fundit në Kosovë, Sihana Haxhnikaj flet pas përzgjedhjes nga Rita Ora në “The Voice Australia”

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora karrierës së saj të suksesshme prej kohësh i ka shtuar edhe angazhimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Rita me anëtarëve të tjera ka për detyrë që të përzgjedh talentët e Australisë në muzikë, por një befasi e papritur për të ndodhi në episodin e radhës të spektaklit.

Një prej konkurrentet pjesëmarrëse qëlloi të ishte me prejardhje nga Kosova, një fakt që e lumturoi pafund këngëtaren.

Foto: Sihana Haxhnikaj

Pas performancës, autorja e “You & I” me të kuptuar se Sihana Haxhnikaj kishte prejardhje shqiptare foli shqip me të.

Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.

16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.

Ajo foli për të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën gjatë një interviste në emisionin “Ora shtatë”, në Klan Kosova.

Foto: Sihana Haxhnikaj

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam lumtur dhe entuziazmuar shumë, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë”, u shpreh Sihana.

“Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha tutje konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.

Ajo tutje komentoi edhe deklaratën e Ritës kur tha se Kosova është një vend i vogël dhe të gjithë mes tyre konsiderohen si kushërinj, prandaj edhe atë e ka si kushërirë.

“Isha e emocionuar dhe nervoz, jo nuk jam kushërirë me Ritën po Kosova nuk është një vend i madh, ne jemi shqiptar dhe ne të gjithë vijmë nga i njëjti vend”, u shpreh ajo.