Prindërit kosovarë po hezitojnë, asnjë fëmijë 5-11 vjeç nuk është vaksinuar me vaksinën anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë që nga muaji korrik ka njoftuar prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19.

Prindërit në vendin tonë po hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Nuk po më duket e arsyeshme te vaksinoje vajzën thotë Sh.M qytetare nga Prishtina.

“Kam vajzën shtatë vjeçe, ajo tash veç pritet të fillojë klasën e parë, mirëpo nuk mendoj që ta bëjë një gjë të tille pasi që edhe ne si të rritur kemi hezituar të vaksinohemi, e as për fëmijët nuk po e shoh të nevojshme pasi që janë shumë të vegjël, e unë si prind nuk po ndjehem e sigurt të vaksinoj vajzën”, thotë Sh.M.

Pas sigurimit kohë më parë të dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.

Ja dhe statistikat e dërguara nga Ministria e Shëndetësisë për portalin arbresh.info