Prindërit e Marigona Osmanit shkojnë në Gjykatë për ta përcjellë gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e vajzës së tyre

Prindërit e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, janë parë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, atje ku po mbahet gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e vajzës së tyre, raporton Express.

T7 raporton se prindërit e Marigona Osmanit ndodhem në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku po e përcjellë këtë gjykim.

Pak më herët raportoi se Krivaqa dhe Sejdiu janë sjellur në Gjykatë nën prezencë të shtuar policore dhe se Krivaqa ka pasur të veshur edhe jelek anti-plumb.

Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.