Prindërit e hedhin vajzën e porsalindur në mbeturina, dëshironin djalë

Foto ilustruese

Një vajzë e porsalindur në Kinë ka përfunduar në një kosh mbeturinash. Kjo për shkak se dyshohet që prindërit e kanë lënë aty, pasi që dëshironin që fëmija i tyre të ishte djalë.

Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj, vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza. Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.

Prindërit e foshnjës janë arrestuar menjëherë nga Policia. Nëna e saj, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë. Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.

Të pasurit djalë në familje, lidhet me një traditë të lashtë kineze, në të cilën thuhet se ai do të mbajë lart emrin e familjes.