Prindërit e Dua Lipës vizitojnë Çekinë, në prag të ndeshjes me Kosovën

Prindërit e yllit nga Kosova, Dua Lipa janë parë së fundmi në një vizitë në Çeki.

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa së fundmi kanë vendosur të shëtisin së bashku duke shijuar disa nga bukurit e vendit që kanë zgjedhur ta vizitojnë.

Kjo vizitë ka ndodhur në prag të ndeshjes Çeki-Kosovë e cila do të zhvillohet në Plzen, me 14 nëntor, ditën e ejte.

Me shumë gjasa edhe ata do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit në mbështetje të kombëtares së Kosovës.

loading…