Prindërit e deputetit ukrainas bllokohen nga rusët: Po përdorin borën si ujë

Deputeti Ukrainas Dmytro Gurin, ka rrëfyer se si prindërit e tij janë bllokuar në qytetin juglindor dhe në Mariupol. Gjendja e luftës në Ukrainë po bëhët ccdo ditë dhe më vështirë, njerëzit po përjetojnë tmere. Sipas  BBC Today se furnizimet me ushqim dhe ujë në këtë qytet po arrijnë në nivelet më të ulëta.

Gurin është shprehur se prindërit e tij po përdorni borën për të pirë ujë dhe po përpiqen të gatuanin ushqim në një zjarr të hapur jashtë. Sipas tij kjo që po ndodh në Ukrainë nuk është luftë, dhe se rusia po del kundër njerëzimit.

“Ne folëm për 30 sekonda pasi ata shkuan në një vend me sinjal ka disa nga këto pika që njerëzit dinë. Ata thanë se prindërit e mi ishin gjallë, duke jetuar në bodrumin nën ndërtesën e tyre të banesës. Ju lutem më kuptoni se kjo nuk është një strehë me dritë, ujë dhe tualet, është një bodrum pa asgjë. A mund ta imagjinoni këtë? Prindërit tuaj, 67 dhe 69 vjeç, po pinë borë dhe po përpiqen të gatuajnë në një zjarr jashtë në dimër dhe ka granatime të vazhdueshme. Kjo nuk është më luftë, kjo nuk është ushtri kundër ushtrisë. Është bombardim me qilim. Është Rusia kundër njerëzimit. Njerëzve u mungon ushqimi dhe më e rëndësishmja ata janë pa ujët. Disa ditë më parë tanket qëlluan ndërtesat njëkatëshe që njerëzit të dalin jashtë”, tha Gurin.