Prindërit e denoncojnë djalin e tyre, çka raportuan ata në Polici

Një qift në Podujevë ka raportuar se djali i tyre i ka sulmuar fizikisht ata e më pas i ka demoluar orenditë shtëpiake dhe i ka kanosur ata.

Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia.

DHUNË NË FAMILJE/Podujevë 29.10.2022 – 12:00. Qifti bashkëshortor, viktimat kosovar kanë raportuar se djali i tyre, i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht, ka demoluar orenditë shtëpiake dhe i ka kanosur. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia”, thuhet në raportin e PK-së .

Më tej thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Ballkani.info