Princ Leka II e ka nderuar Zog Ahmetin, djalin e çiftit Valentina dhe Arben Ahmetit, që të dy gazetarë.

Gazetari Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se në ditëlindjen e dytë të djalit të tij Zogut, është pritur në Oborrin Mbretëror Shqiptar për festën e ditëlindjes së Zogut.

“Në ditëlindjen e dytë të tij Zog Ahmeti takoi Naltësinë Princin Leka II. Të nderuar në pafundësi nga pritja në Oborrin Mbretëror Shqiptar dhe festa që bënë për ditëlindjen e Zogut. Djali do ta mbajë çdoherë me dashni flamurin e dhuruar nga familja mbretërore”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Ballkani.info.

“Uroj që kjo kumbari simbolike të shërbejë për më shumë dashni ndaj Shqipërisë dhe shumë më shumë bashkim mes shqiptareve”, ka shkruar në fund ai.

Arben Ahmeti, aktualisht është Drejtor i Programacionit në RTV Dukagjini ndërsa Valentina është redaktore përgjegjëse në Ballkani.info