Princi Harry kritikon shtypin britanez për shtrembërimin e tregimit në Afghanistan

Princi Harry ka demantuar raportimet që lidhen me komentet e tij në librin e tij të ri se i ka vrarë 25 ushtarë talebanë në Afghanistan janë një “gënjeshtër e rrezikshme”.

Ai është kritikuar që ka përmendur vrasjet në librin e tij “Spare”, nga disa figura ushtarake se është e gabuar t’u referohesh të vdekurve si „figura shahu“.

Por, në intervistë me Stephen Colbert në emisionin “The Late Show” në CBS, Harry ka akuzuar shtypin që ka shtrembëruar fjalët e tij nga konteksti dhe kjo ka vënë në rrezik familjen e tij, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Ai po ashtu mbrojti vërejtjet e tij duke thënë se donte të zvogëlonte vetëvrasjet e veteranëve.

Libri autobiografik i Princit Harry me titull “Spare”, cili u publikua të martën, është libri më së shpejti i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Diku rreth 400 mijë kopje janë blerë, përkundër disa fragmenteve të rrjedhura në shtyp para botimit zyrtar të tij.

Në intervistë me Colbert, Harry tregoi se ka pasur përpjekje për të minuar librin e tij, ku foli edhe për marrëdhënien e thyer me vëllaun e tij dhe sulmoi shtypin britanez.