Vjaçeslav Baskakov

Prifti rus që e pëlqen luksin: Çantën 3400, orën 30 mijë dollarë (FOTO)

Prifti ortodoks rus, Vjaçeslav Baskakov e pëlqen garderobën luksoze dhe këtë ai rregullisht e ndanë me ndjeksit e tij në rrjetin Instagra.

Në mesin e veshjeve që prifti i pëlqen janë edhe markat Gucci dhe Louis Vuitton.

Megjithatë, për shkak të kritikave të shumta ai e ka mbyllur llogarinë në Instagram. Atij nuk i ka pëlqyet vëmendja mediatike që kishte marrë për shkak të dashurisë që ka për teshat dhe çantat e shtrënjta.

Ndjekësit e tij kanë mundur të shohin se si ai përveç këpuceve dhe çantës Gucci, ku çmimi shkon deri në 3400 dollarë, pelqën edhe papuçe, çanta dhe torba Louis Vuitton, shkruan Ballkani.info.

Këpucat që shihen në njërën nga fotografitë kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë.

Krerët e kishës e kanë dënuar një sjellje të tillë të Baskakovit dhe kanë thënë se ai duhet të përgjigjet para komisionit disiplinor.

“Shpresoj që ky prift do të pendohet”, ka thënë zëdhënësi i patriakut rus, Kiril.

Kjo nuk është hera e parë që prifti bëhet lajm. Ai para disa vitesh, saktësisht në vitin 2012, në Instagram kishte postuar fotografi të orës së dorës “Breguet” vlera e së cilës arrin në 30 mijë dollarë. /Ballkani.info/