Prifti rus derdh ujin e shenjtë nga aeroplani për ta ndaluar përdorimin e alkoolit dhe seksit

Një prift ortodoks nga Rusia ka derdhur ujë të shenjtë mbi qytet në mënyrë që t’i shpëtojë qytetarët nga përdorimi i alkoolit dhe seksit.

Kleriku e bëri këtë përmes një aeroplani të vogël dhe qëllimi i tij ishte t’i shëronte njerëzit në qytetin Tver, që gjendet në pjesën qendrore të Rusisë. E ka bërë këtë për shkak se është qyteti me numrin më të madh të alkoolikëve dhe të varurve nga droga.

Në momentin që aeroplani arriti në lartësi 800 metra, kleriku filloi që t’i derdhë 70 litra ujë të bekuar.

loading…