Prifti Travis Clark dhe dy prostitutat si duket kishin ndriçuar kishën në përgatitje për të xhiruar veprën e tyre të turpshme të përdhosjes së Kishës në New Orleans.
Prifti madje ishte gjysmë i zhveshur duke mbajtur rrobën priftërore kur ishte vërejtur nga jashtë Kishës përmes dritareve nga kalimtari që kishte dyshuar kur kishte parë dritat e ndezura. Dëshmitari që kishte njoftuar policinë e kishte parë atë me dy prostituta dominuese të veshura me gete e korsetë dhe taka të larta.
Incidenti pretendohet se është xhiruar nga dëshmitari, xhirim ky që i është dorëzuar policisë.
Clark që ishte prift i Kishës Katolike të Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Pearl Harbor në shtetin e Louisiana prej një viti, është arrestuar për kryerjen e aktit seksual në hapësirë të dukshme nga publiku. Ai është liruar nga arresti deri në gjykim pasi u paguan 20 mijë dollarë dorëzani.
Të dy prostitutat , Mindy Dixon e Melissa Cheng, janë arrestuar po ashtu. Dixon punon edhe si aktore në filma pornografik dhe para se të arrestohej kishte shkruar në rrjete sociale se po shkonte në New Orleans për t’ju bashkëngjitur një prostitute tjetër “që të përdhosë një shtëpi të zotit”.
Clark ishte edhe klerik në një shkollë të mesme në qytet. Ai ishte prift që prej vitit 2013’të.
Arkidioqeza e New Orleans ka suspenduar Clark në ditën arrestit. Aripeshkvi Greg Aymond ka shkuar në kishë disa ditë më vonë për të kryer një ritual për të pastruar shenjtërinë e altarit raportohet nga New Orleans Advocate.







