Prezantueses së lajmeve i bie dhëmbi nga goja gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ukrainasja vazhdon me lexim të lajmeve

Prezantueses së lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, i ka rënë dhëmbi gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.

Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur derisa po lexonte lajmet. Në një moment vërejti se i ra dhëmbi nga goja, por ajo u soll sikur të mos i ketë ndodhur asgjë – e kapi dhe vazhdoi me lexim të lajmeve.

Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi shumëkujt që madje e kishte filmuar këtë moment e nga publikimi në rrjetet sociale, Padalko është bërë sensacion në internet.

Shumica që e kanë parë videon, e kanë komplimentuar për guximin dhe profesionalizmin e treguar – kjo për faktin se vazhdoi me leximin e lajmeve duke mos i dhënë shumë vëmendje dhëmbit që i ra nga goja.