Me Meksikën

Prezantohet muri i Trump, por është ndryshe nga ç’mendohej (FOTO)

Një pjesë mirë e murit të famshëm të Donald Trump është prezantuar për herë të parë, por ka një problem: nuk është mur. Është gardh.

Presidenti amerikan ka folur shumë herë për dëshirën e madhe për të ndërtuar një “mur të madh e të bukur” përgjatë kufirit me Meksikën.

Megjithatë, ajo që është quajtur nga administrata e presidentit “plotësimi i fazës së parë të murit”, është një gardh i lartë.

Prezantimi bëhet ndërkohë që nëpër Meksikë po marshon një karvan me ndoshta 7000 emigrantë nga Hondurasi e vende të tjera, të cilët janë të vendosur të futen në SHBA.

Prej kësaj situate, Pentagoni ka miratuar kërkesën për të dërguar rreth 800 trupa ushtarakë në kufi.