Prezantohet lista e AAK-së për Deçan, Ramosaj: Profesionistë të të gjitha fushave

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve për Kuvend Komunal të Deçanit.

Listën e ka prezantuar Bashkim Ramosaj, kryetari aktual i Deçanit dhe pretendenti edhe për një mandat tjetër.

Ramosaj ka thënë se kjo listë është e përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme.

Numri i AAK në listën zgjedhore është 121.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit

Kam kënaqësin që t’iu prezantoj listën e kandidatëve për Kuvend të Komunës së Deçanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit, listë e cila përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme.

Për të iu ofruar qytetarëve zgjidhjen e duhur në zgjedhjet që po vijnë e për të iu përfaqësuar seriozisht e denjësisht në katër vitet e ardhshme.

Numri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe numri i fitores është 121

#NaPriftëEMbara

#PërDeçaninSkaMuNdal