taksa 100%

Prezantohen të dhëna mbi ndikimin e taksës 100% në kompanitë e Serbisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ( AKB) mban konferencën për media me temë “Ndikimi i taksës 100% në ekonominë e Serbisë”.

AKB ka realizuar një studim hulumtues në periudhën 21 nëntor-05 dhjetor 2018 lidhur me “Ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Kosovës dhe Serbisë”, dhe sot do të prezantohen rezultatet e gjetura për Serbinë në shumë kompani eksportuese të cilat kapin vlerën dhjetëra miliona euro dhe rrezikim të mijëra punëtorëve për të mbetur pa punë.