Prezantohen si policë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy persona të prezantuar si polic dhe i kanë kërkuar dokumentet personale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00, në Fushë Kosovë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, dy persona e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si polic dhe i kanë kërkuar dokumentet personale. Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.