Pasi Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor i LDK-së në mënyrë unanime miratoi tre kandidaturat për kryetar të partisë, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës, ka filluar votimi i 328 delegatëve.
Të tre kandidatët për kryetar kanë dhënë votën e tyre. Këtë e ka bërë të ditur LDK-ja përmes një postimi bërë në Facebook.



Nga fotot e publikuar shihet se ka një atmosferë të mirë brenda Kuvendit, pasi tre kandidatët shihen duke u përqafuar mes vete.









