Edhe personat e famshëm vuajnë nga pagjumësia sikurse njerëzit e zakonshëm.
Pagjumësia ose insomnia është një çrregullim i gjumit. Ajo është e ndarë në fazën e përkohshme, të shkurtër dhe të gjatë. Shkaqet më të zakonshme janë stresi, sëmundjet, vdekja e një personi të afërt, çrregullimet mendore etj. Ka shumë prej yjeve të famshëm të cilët edhe kanë vdekur si pasojë e kësaj.
Këngëtarja, aktorja, stilistja dhe nëna e dy fëmijëve, Jessica Simpson, është njëra prej atyre që vuajnë nga pagjumësia. “Kur vuaj nga pagjumësia më ndihmon gjumi në dysheme”, thotë Simpson.
Fituesi i çmimit “Oskar”, aktori, regjisori, producenti dhe skenaristi i famshëm George Clooney ka probleme me gjumin. “Televizioni i kyçur më ndihmon të bie në gjumë”, thotë Clooney.
Ylli i filmit “Gravity”, Sandra Bullock, sikurse edhe kolegu i saj Clooney, nganjëherë vuan nga mungesa e gjumit. Sandra ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë çmimin “Oskar” dhe është njëra nga gratë më të pasura në industrinë e zbavitjes. Madonna thotë se vuan nga pagjumësia dhe përdor ilaçe kundër pagjumësisë. “Unë jam tepër e përpiktë. Vuaj nga pagjumësia dhe duhet të mbaj gjithçka nën kontroll. Kjo është arsyeja pse nuk jam martuar. Kush do të mundë të më duronte”, tha mbretëresha e pop muzikës. Këngëtarja kontroverse dhe aktorja që aktualisht është në turneun “Bangerz”, Miley Cyrus, pretendon se vuan nga pagjumësia. Pavarësisht kundërshtimeve të sjelljes së saj, ajo prapëseprapë ka një karrierë të suksesshme.
Aktori dhe regjisori i njohur Heath Ledger vdiq në moshën 28-vjeçare. Për vdekjen e tij të parakohshme është fajësuar pjesërisht edhe pagjumësia. Heath vdiq nga një mbidozë aksidentale e barnave, që i atribuohen trajtimit të pagjumësisë, ankthit dhe dhimbjeve. Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Lady Gaga, 28-vjeçare, thotë se është duke luftuar me pagjumësinë sepse në kokën e saj vazhdimisht sillet muzika.












