Serbia duhet të ndalojë procesin e çnjohjes, ndërsa, taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, në mënyrë që të rillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse, ne jemi duke pritur nga Qeveria e Kosovës për të shpjeguar në detaje se çfarë do të nënkuptojë reciprociteti.
Kështu deklaron ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, e cila ka theksuar se në mes Kosovës dhe Serbisë, pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Për paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës se ndaj Serbisë do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti, Barisiq thotë se është e sigurt se qeveria nuk të bëjë diçka që do ta pengojë procesin e dialogut.
Barisiq në një intervistë për KosovaPress, et për atë se a mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, procesin e liberalizimit të vizave dhe pritjet që kanë nga qeveria e re e vendit.
Ambasadorja kroate thotë se presin që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Prishtinës e Beogradit, por për t’u arritur kjo, ajo thotë se duhet të rillojë dialogu.
Këtë vit Kroacia ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian, e ambasadorja kroate Barisiq thotë se do të mundohen të përkrahin Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, por që potencon se Kosova duhet të ketë argumente që tregojnë se po luftohet krimi dhe korrupsioni.
Si Kroaci ajo thotë se e mbështesin liberalizimin e vizave për kosovarët. Barisiq thotë se Kosova ka përmbushur të 95 kriteret për viza, por që deklaron se duhet të punohet në vazhdimësi dhe të argumentohet se po vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Kosova me 3 shkurt është bërë me qeveri të re, e pritjet e Kroacisë nga kjo qeveri janë që të përmbushen të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore, si sundimi i ligjit, përmirësimi i gjendjes në arsim, shendetesi dhe ekonomi.







