Në përmbyllje të vitit presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, sot ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj, dhe me këtë rast presidentja znj. Osmani ka uruar pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre vetëmohues në të mirë të vendit, paqes dhe sigurisë, ku u shpreh.
“ Uroj dhe falënderoi për shërbimin ndaj atdheut secilin ushtarak në këtë kohë sfidash jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë globin, ne së bashku me Ministrin dhe Komandantin e FSK-së, do të punojmë dhe do të bëjmë të pamundurën që ushtarakët të jenë të motivuar dhe të kontribuojnë në të mirë të paqes dhe sigurisë”.
Postimi i plotë:







