Presidentja Osmani udhëton nesër në Gjermani

Derisa kancelarja gjermane Angela Merkel do qëndrojë nesër për vizitë në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të marte udhëton për në Gjermani.

Ajo pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë gjermanë, derisa Merkel në Tiranë, pritet të mbajë takime me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe Kryeminsitrin Albin Kurti.