Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Singaporit, Halimah Yacob.

Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me presidenten e Singaporti ka biseduar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përcjell Ballkani.info.

” Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob.

Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi.

Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit.

🇽🇰🤝🇸🇬