Presidentja Osmani takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka- Nimani. Osmani e ka uruar atë për detyrën e re si dhe i ka ofruar bashkëpunim  ndërinstitucional.

Në një njoftim për media nga Zyra e presidentes, thuhet se Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës. 

Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve.