Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi do të mbahet në orën 11:00, përcjell Ballkani.info.
Më tej nga Zyra e Presidencës njoftojnë se mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit (ora 10:50), ndërsa pas përfundimit do të ketë komunikatë për media.
Takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes./Ballkani.info







