Presidentja Osmani sot pret në takim Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbaj takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak,.

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:10 në kabinetin e Presidentës së vendit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Lajçak është takuar edhe me politikanë të tjerë të Kosovës.

Ai zhvilloi takime me kryeparalamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.