Presidentja e Kosovës

Presidentja Osmani shtron iftar për ushtarët e KFOR-it turk në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar iftar për ushtarët turq të cilët shërbejnë me misionin e KFOR-it.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se i ka falënderuar ushtarët të cilët gjendjen me mision ushtarak në Kosovë duke thënë se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.

“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it. Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

@ballkani.info Presidentja Osmani merr pjesë në darkën e iftarit të ushtarëve turq dhe u drejtohet atyre në turqisht #vjosaosmani #iftar #turkey #kosova #ushtar #ramadan #ramazan #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip ♬ original sound – Ballkani.info