Dje, gjatë një feste që njihet si “Nata e Shtrigave” në Korenë e Jugut janë raportuar rreth 151 persona të vdekur dhe 82 të lënduar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të lënduarit në këtë festë.
“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, shkroi ajo në Twitter.








