Presidentja Osmani shoqërohet nga bashkëshorti në aktivitetet e para si Presidente

Vjosa Osmani sot zyrtarisht me ceremoni shtetërore ka pranuar detyrën si presidente e vendit.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Ajo që bie në sy se presidentja Osmani gjatë aktivieteteve të saja po shoqërohet nga bashkëshorti Prindon Sadriu.

Që në nisjen e aktiviteteve, Sadriu i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij, presidentes Osmani, duke hyrë bashkë në Presidencë.

Pas këtij aktivitete, Prindoni më pas e ka përcjellur Osmanin edhe në Qendrën e vaksinimit anti-Covid në Prishtinë.

Më pas Prindoni e ka shoqëruar bashkëshoqrten e tij edhe te varri i Ibrahim Rugovës, ku bën homazhe.

Kujtojmë se Osmani do të bëjë sot homazhe edhe në Prekaz.