Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, presidentja Vjosa Osmani u ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të Meritave, Nënave të Srebrenicës.

“Guximi i tyre i palëkundur përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, vendosmëria për ta shndërruar pikëllimin në shpresë dhe kujtimin në një kërkim të pandalur për drejtësi janë frymëzim për gjenerata të tëra. Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar Osmani. /Ballkani.info/