Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës së ardhshme.

Osmani do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS.

Fokusi i diskutimit do të jetë lidhur me të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues, përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe prioritetet e brendshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar.

Just announced: The SAIS Foreign Policy Institute will proudly host #Kosovo's President @VjosaOsmaniPRKS, this Monday November 8th, at 11:30AM. FPI Senior Fellow @edwardpjoseph will moderate the event.
Register below:https://t.co/uTtP0YLJxK#Balkans #Europe #ForeignPolicy pic.twitter.com/JOt0AtCWyK

— SAIS Foreign Policy Institute (@FPI_SAIS) November 4, 2021