Presidentja Osmani i fton të gjithë që ta përkrahin Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e saj për Albina Kelmendin dhe familjen e saj që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Përmes një postimi në InstaStory, e para e shtetit ka kërkuar nga të gjithë që jenë sonte në përkrahje të familjes Kelmendi.

“Sonte të gjithë në mbështetje të Albinës dhe familjes Kelmendi. Forca drejt fitores”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Shqipëria ndërkohë performoi e 10-ta në natën finale, ku pati një paraqitje të mahnitshme.

“Duje” u prit jashtëzakonisht mirë dhe u duartrokit nga publiku në momentin e performancës së tyre.

Kompeticioni i njohur muzikor sivjet po mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.

Duhet theksuar që në garë janë gjithsej 26 shtete dhe shumë prej tyre veçse kanë performuar.

Njëra nga vendet pretendente për të fituar po konsiderohet Suedia me artisten përfaqësuese Loreen.