Presidentja e Speciales: Gjykimet do të jenë të drejta dhe të paanshme

Një delegacion i ministrisë së Jashtme gjermane ka vizituar dje dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori William Roleants de Stappers si dhe zyrtari i MPJ-së belge, Axel Kenes, shkruan lajmi.net.

E në takimin që pati në këtë delegacion, ka folur kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka thënë se të gjithë gjykimet në Speciale do të jenë të drejta dhe të paanshme, e për këtë sipas saj është shumë i përkushtuar institucioni që ajo drejton.

“Të gjithë ne që jemi tek Dhomat e Specializuara jemi plotësisht të përkushtuar të sigurojmë gjykime të drejtë, të paanshme dhe efikase të zhvilluara në një atmosferë të sigurtë”, tha Trendafilova.

Ndërkohë, Specialja po vazhdon ende me dërgimin e ftesave në Kosovë, teksa aktakuzat pritet të ngriten brenda pak muajsh.

Vetëm brenda kësaj periudhe trejavore, Specialja në Kosovë ka dërguar mbi 10 ftesa në Kosovë.