Presidentja e Kroacisë si një rokere në koncertin e rok-grupit të njohur

Kolinda siç nuk e keni parë më parë! Presidentja kroate shfaqet me xhinse dhe xhaketë lëkurë në koncertin e rok-grupit të njohur kroat.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka vallëzuar me rock muzikë në koncertin e bendit të famshëm Prljavo Kazaliste.

Presidentja kroate i është bashkuar koncertit për shkak se bendi i famshëm muzikor kroat, është rikthyer në skenë pas 30 vjetësh.

Presidentja kroate ka thënë për mediat në Kroaci se zgjodhi të ishte pjesë e koncertit pasiqë ‘që në fëmijëri ka dëgjuar këngët e rock bendit’.

Ajo ka arritur në tribuna në një xhaketë lëkure dhe xhinse, me flokë të lëshuar dhe ka kënduar bashkë me grupin dhe publikun disa nga këngët më të njohura të grupit.

Sigurisht, pjesëmarrja e saj nuk shkoi pa u vërejtur, derisa ajo u bashkë me publikun dhe ka bërë shumë fotografi me të pranishmit.

loading…