Presidentja e BE-së i dërgon letër falenderimi Haradinajt

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka pranuar një letër-falenderim nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

Haradinaj ka thënë se presidentja e BE-së, përmes kësaj letre ka riafirmuar edhe njëherë se Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus të presidentes.

Ndër të tjerash, Haradinaj ka theksuar edhe njëherë se qëllimi i Kosovës është i qartë, duke kërkuar rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Besoj se Bashkimi Evropian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpiejnë në destabilizimin e rajonit tonë”, ka shkruar tutje Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se sot vendet e QUINT-it kanë kërkuar nga Kosova heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve nga Serbia, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes shteteve. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

loading…