Presidenti ukrainas paralajmëron luftë të shkallës së plotë me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, paralajmëroi se tensionet mes vendit të tij dhe Rusisë shpejtë mund të eskalojnë në luftë.
Ky paralajmërim vjen pas përplasjes mes anijeve të dy vendeve dhe shpalljes së gjendjes së luftës nga i pari i Ukrainës, shkruan CNN, transmeton gazetametro.

Incidenti përfundoi me Rusinë duke kapur tre anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre.

Poroshenko tha se ngjarjet e asaj dite ishin ”të jashtëzakonshme” duke akuzuar Rusinë se ka sulmuar anijet e vendit.

Presidenti i Ukrainës gjithashtu tha se duket që Rusia po ndërton prezencë ushtarake përgjatë vijës kufitare me Ukrainën dhe paralajmëroi për eskalim në një luftë të shkallës së plotë.