Presidenti Thaçi vikendin e kalon në bardhësitë e Sharrit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë vikend duket t’i ketë dhënë vetes pak pushim.

Pas një jave intensive siç edhe ka vlerësuar, ka zgjedhur që pak kohë të kalojë me djalin e tij, Endritin.

“Pas një jave intensive në kryeqytetet e aleatëve të Kosovës, vikendin e kalova me Endritin në bardhësitë e Sharrit. HTH”,ka shkruar ai krahas fotografisë së publikuar në Facebook.