Philip J. Kosnett, do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në betimin e tij si ambasador.
Thaçi i ka ofruar përkrahje nga Republika e Kosovës ambsadaorit të ri, Philip J. Kosnett, raporton Ballkani.info.
Ky është emërimi i parë për zgjedhjen e ambsadorit të SHBA-ve në Kosovë prej që Donald Trump u zgjodh president i SHBA-ve.
Postimi i plotë i Thaçit
Ishte kënaqësi të marrë pjesë në betimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Philip J. Kosnett, të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasadorin Kosnett e urova për punën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë të Republikës së Kosovës. Kurse, ish-ambasadorin Delawie e falënderova për punën e shkëlqyeshme që ka bërë në Kosovë. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)












