Presidenti Thaçi ua uron Kërshëndellat të gjithë besimtarëve të krishterë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ua ka uruar Kërshëndellat të gjithë besimtarëve të krishterë.

Në këtë natë të bekuar, presidenti Thaçi ka thënë “të ripërtërijmë vlerat njerëzore dhe shpirtërore, duke rritur mirëbesimin, solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin”.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj Kërshëndellat, duke ju dëshiruar shëndet, lumturi dhe shumë gëzime në familjet e tyre. Në këtë natë të bekuar të ripërtërijmë vlerat njerëzore dhe shpirtërore, duke rritur mirëbesimin, solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin”, ka shkruar presidenti Thaçi.