Paris

Presidenti Thaçi takohet me presidentin e Francës, Macron (FOTO)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Thaçi është duke qëndruar atje për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi shkruan në Facebook edhe për pritjen solemne të organizuar sonte:

E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë. HTH