Presidenti Thaçi sot pritet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë mësohet nga burime diplomatike.

Presidenca e Kosovës as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi një lajm të tillë.

Presidenti Thaçi është ndër liderët e rrallë nga rajoni që çdo vit pritet në Shtëpinë e Bardhë dhe ka takime me zyrtarët e lartë amerikanë aty.