Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen.

Në këtë ditë, ai ka mbushur plot 52 vjet jetë. Thaçi u lind më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt, shkruan ballkani.info

Hashim Thaçi është i biri i Haxhiut dhe Hyrës, ndërsa jeton në Prishtinë bashkë me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ka qenë gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte ngritur në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai kishte shërbyer gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Presidenti flet gjuhën angleze dhe gjermane. /Ballkani.info/