Presidenti Thaçi sot do të vizitojë Burgun e Dubravës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot do të vizitojë Burgun e Dubravës në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë që u vranë 21 vjet më parë.

Kjo bëhet e ditur nga Zyra e Presidentit në një njoftim për media.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh sot viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut.”, thuhet në njoftim.

Vizita e tij sipas këtij njoftimi thuhet se do të bëhet në orën 10:30.

21 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve, nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Milloseviq.

Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.