Presidenti Thaçi reagon pas sulmit terrorist në Vjenë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë nga ku raportohen të vrarë dhe të plagosur.

Thaçi thotë se vendi ynë qëndron pranë atij austriak në këto ditë të vështira derisa dënon sulmin terrorist.

“Kosova dënon sulmin në Vjenë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve derisa qëndrojmë pranë popullit austriak në këtë kohë të vështirë”.

Policia dhe ushtrua në Vjenë po vijojnë operacionin pasi të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtëna në të paktën shtatë lokacione të ndryshme.