Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë deputetit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe Sllobodan Petroviq.

Ai përmes një postimi në facebook ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprimet e nevojshme që sulmuesit të i sjellin para drejtësisë, përcjell Ballkani.info

Ja postimi i plotë i presidentit:

Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit. Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë. Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. HTH