Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova e çmon qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe përkrahjen që po i jep në organizatat ndërkombëtare.
“Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me Greqinë dhe po punojmë që këto të thellohen edhe më tutje”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka mirëpritur edhe marrëveshjen në mes të Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit, duke shtuar se “ky është kontribut për stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit”.
Kurse, sekretari Brachos ka pohuar se Greqia sheh potencial në rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve dhe “po kërkon mundësitë për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik”.
Presidenti Thaçi e mirëpriti angazhimin e sekretarit Brachos dhe theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë dhe rajon, të cilat do të mundësojnë që vëmendja dhe resurset të përqendrohen në zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik.







